DY MINIORITETE NJË PROBLEM

Proekt Korupcija - Дритон ДикенаDy deputetet mashtrueseBeneficionet e një mandati deputeti dhe buxhetin shtetërorë e shfrytëzojnë dy deputetet Oana Manolesku dhe Liana Dumitresku. E para e ka shpallur veten shqiptare ndërsa e dyta maqedonase ndërsa sipas shqiptarëve dhe maqedonasve në Rumani as e para dhe as e dyta nuk kanë prejardhje siç deklarohen por kanë uzurpuar nacionalitetin vetëm e vetëm për të shfrytëzuar buxhetin shtetërorëPakicat, shqiptare dhe maqedonase, në Rumani kanë mandate të garantuara në parlamentin rumun, por kjo aspak nuk i ka zbutur problemet me të cilat ballafaqohen, ndërkohë që rrezikohen edhe të shpërbëhen. Përveç mandateve parlamentare, Qeveria rumune ka ndarë edhe një buxhet për pakicat e garantuara me Kushtetutën e vendit me qëllim të kultivimit të gjuhës, kulturës dhe traditës, por ajo që ka mbetur deri më sot është falë xhelozisë dhe dashurisë vullnetare të shqiptarëve dhe maqedonasve nga Rumania , për atdheun e tyre.Beneficionet e një mandati deputeti dhe buxhetin shtetërorë e shfrytëzojnë dy deputetet Oana Manolescu dhe Liana Dumitrescu. E para e ka shpallur veten shqiptare ndërsa e dyta maqedonase ndërsa sipas shqiptarëve dhe maqedonasve në Rumani as e para dhe as e dyta nuk kanë prejardhje siç deklarohen por kanë uzurpuar nacionalitetin vetëm e vetëm për të shfrytëzuar buxhetin shtetërorë. Të dy deputetet Manolesku dhe Dumitresci në emër të shqiptarëve dhe maqedonasve kanë marrë mbi një milion euro për katër vite.Një milion euro për katër viteNë vitin 2005 nga buxheti shtetërorë rumun për 521 shqiptarët e regjistruar zyrtarisht në Rumuni,  me saktë Manolescun janë ndarë 137 621 euro. Po aq...
март 26, 20123353

Proekt Korupcija – Дритон Дикена
Dy deputetet mashtruese

Beneficionet e një mandati deputeti dhe buxhetin shtetërorë e shfrytëzojnë dy deputetet Oana Manolesku dhe Liana Dumitresku. E para e ka shpallur veten shqiptare ndërsa e dyta maqedonase ndërsa sipas shqiptarëve dhe maqedonasve në Rumani as e para dhe as e dyta nuk kanë prejardhje siç deklarohen por kanë uzurpuar nacionalitetin vetëm e vetëm për të shfrytëzuar buxhetin shtetërorë

Pakicat, shqiptare dhe maqedonase, në Rumani kanë mandate të garantuara në parlamentin rumun, por kjo aspak nuk i ka zbutur problemet me të cilat ballafaqohen, ndërkohë që rrezikohen edhe të shpërbëhen. Përveç mandateve parlamentare, Qeveria rumune ka ndarë edhe një buxhet për pakicat e garantuara me Kushtetutën e vendit me qëllim të kultivimit të gjuhës, kulturës dhe traditës, por ajo që ka mbetur deri më sot është falë xhelozisë dhe dashurisë vullnetare të shqiptarëve dhe maqedonasve nga Rumania , për atdheun e tyre.
Beneficionet e një mandati deputeti dhe buxhetin shtetërorë e shfrytëzojnë dy deputetet Oana Manolescu dhe Liana Dumitrescu. E para e ka shpallur veten shqiptare ndërsa e dyta maqedonase ndërsa sipas shqiptarëve dhe maqedonasve në Rumani as e para dhe as e dyta nuk kanë prejardhje siç deklarohen por kanë uzurpuar nacionalitetin vetëm e vetëm për të shfrytëzuar buxhetin shtetërorë. Të dy deputetet Manolesku dhe Dumitresci në emër të shqiptarëve dhe maqedonasve kanë marrë mbi një milion euro për katër vite.

Një milion euro për katër vite

Në vitin 2005 nga buxheti shtetërorë rumun për 521 shqiptarët e regjistruar zyrtarisht në Rumuni,  me saktë Manolescun janë ndarë 137 621 euro. Po aq ka dhënë Rumania për 731 maqedonasit e regjistruar. Edhe këtë buxhet e ka marrë Dumitrescu.
Në vitin 2006, buxheti për pakicat rritet edhe për 52 mijë euro ku dy deputetët marrin nga 189 mijë euro.
Buxheti dukshëm është rritur edhe në vitin 2007 ku për Manolescun ndahen 275 675 euro ndërsa 277 297 për Dumitrescu. Kjo e fundit për vitin 2008 ka marrë 432 783 euro ndërsa për Manolescun e kanë varfëruar duke i dhënë 310 810 euro.
Edhe pse ky buxhet është dedikuar që të harxhohet për aktivitetet kulturore shumë pak ndodh një gjë e tillë.
“Ato janë dy deputete mashtruese”, theksojnë emigrantët të cilët deri tani disa herë kanë ngritur zërin mirëpo asgjë nuk është lëvizur pozitivisht. Sipas tyre, të dy deputetët kanë lobim të mirë brenda Kuvendit dhe për disa mandate kanë falsifikuar votat.
Sherri moti kohë ka plasur tek komuniteti shqiptarë ndërsa tek maqedonasit haptas ende nuk bisedohet në këtë rrafsh. Të integruar mirë në shoqërinë rumune, të pozicionuar në vende të mira punë, maqedonasit kanë vendosur të ruajnë mbijetesën sesa ti shpallin “luftë” Dumitreskut. Por pamvarsisht shqiptarët disa herë deri më tani kanë akuzuar hapur Manoleskun duke e quajtur madje edhe mashtruese.
Xhelko Makusti, shqiptar dhe profesor universitar në pension i cili po ashtu mban titullin edhe si kryetar nderi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, thekson se minoriteti shqiptar ka në Parlament një përfaqësim fiktiv dhe jo një reprezentativ. Sipas tij, e gjithë kjo është një lojë e Ligës së Shqiptarëve të Rumanisë, e përbërë nga 16 persona dhe asnjëri nga këtu me origjinë shqiptare dhe të ndihmuar po ashtu nga disa institucione rumune.

Revolta

“Diskriminimi vazhdon duke e vënë në rrezik real ekzistencën de facto të Komunitetit të vërtetë Shqiptar, siç ekziston ai mbi 400 vjet në trojet rumune”, thekson Maksuti, i cili jep tone kritike edhe mbi përfaqësuesit e diplomacisë së Shqipërisë në Bukuresht. “Shumica e tyre na kanë përkrahur dhe na kanë qenë pranë në organizimin e disa manifestimeve, por viteve të fundit më pak. Mendojmë se preokupimet e politikanëve të Shqipërisë, si pasojë e interesave personale, i anashkalojnë raportet me shqiptarët e diasporës, fakt i reflektuar edhe në qëndrimin indiferent ndaj situatës në të cilën gjendet Komuniteti Shqiptar i Rumanisë në prag të shpartallimit”, thekson Maksuti.
Edhe Baki Ymeri, kryetar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe njëkohësisht kryeredaktor i revistës “Shqiptari”, është më i ashpër për sa i përket mashtrimit të Oana Manolescut. Sipas tij, është fatkeqësi se në emër të komunitetit shqiptar është ngulfatur një kalë trojan, një persona non/grata e komunitetit shqiptar, një deputet që gëzon imunitet parlamentar, që din të manipulojë me partitë politike dhe qytetarët e pafajshëm duke ua vjelë votat.
“Përveç një gazete muri që e boton “Miku i shqiptarit”, pa asnjë shqiptar në redaksi, që ta përkujton mikun e mykur, dhe përveç ndarjes së ndihmave në adresë të një grupi interesash dhe të një formacioni folklorik, asgjë konkrete nuk ka bërë për bijtë dhe bijat e rilindësve tanë”, shprehet i revoltuar Ymeri, i cili shton se zonja deputete gëlltit mijëra euro në muaj , që nga viti 1996, në emër të minoritetit shqiptar, duke e inkorporiar në këtë rrjet mashtrimi edhe ish/ këshilltaren e saj, Liana Dumitrescu.
A nuk është turp që përfaqësuesi i komunitetit shqiptar të heshtë në kohën kur parlamenti rumun organizoi dy debate kundër pavarësisë së Kosovës?, pyet më në fund Baki Ymeri.
Të njëjtën heshtje bëri edhe Liana Dumitrescu. Po të kontrollosh ….. do të shohësh se deputetja “maqedonse” as një fjalë se tha për Maqedoninë dhe të drejtën e maqedonasve në Parlamentin rumun i cili është po në ato zyra ku Maqedonia morri veton nga pala greke vetëm një vit më parë.
Aleksandar Arsov, një maqedonas nga Shtipi, që jeton dhe punon në Bukuresht, me një maqedonishte të çaluar flet se Dumitrescu asnjëherë në asnjë kohë nuk ka qenë e interesuar për minioritetin maqedonas. “Ajo ka formuar një shoqatë fiktive dhe boton disa libra në gjuhën maqedone mirëpo kuptimi i tyre më së shumti ka të bëjë me veprimtarinë e saj se sa me historinë e Maqedonisë dhe vetë maqedonasve. Thjeshtë në emër të maqedonasve promovon vetveten”, thotë Arsov.

Heshtja diplomatike

Por diplomacia mendon se gjithçka është në rregull. Ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi aspak nuk interesohet për shqiptarët në Rumuni madje nuk dëshiroi të flasë ndërsa për Lupço Arsovskin , ambasador i Maqedonisë në Rumuni, bashkëpunimi me Dumitrescu është në rregull dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim.
Arsyetohen edhe deputetet. Gjatë bisedës së lirë edhe Dumitrescu edhe Manolescu i hodhën poshtë akuzat në adresë të tyre duke i cilësuar si shpifje mirëpo nuk deshin të japin asnjë deklaratë zyrtare ndërsa edhe intervistat që na premtuan nuk u pajtuan ti japin.
Edhe Marius Dobrescu, kryetar i Ligës së Shqiptarve të Rumanisë, i hedh poshtë akuzat në adresë Manolescu. “Nuk janë të vërteta akuzat. Ajo është shqiptare nga Maqedonia”, thotë Dobrescu. Kur e pyet se nga cili qytet dhe familje, Dobrescu i cili për vetë pranon se nuk është shqiptarë pyet “Po ç’ju duhet të gërmoni aq thellë? Ne jemi miq të mirë me shqiptarët”
Gjatë regjistrimit vetë Manolescu është deklaruar si rumune e jo si shqiptare, ndërsa në arkivin e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë ekzistojnë dhjetëra dokumente juridike për ngritjen e padisë kundër saj. Për mashtrim dhe korrupsion kuptohet.