Vanhojte: Reformat në mediume do të ndodhin vetëm nëse ka vullnet politik

Vanhojte Foto: META

 

Zhvillimi i mëtejmë  mund të arrihet për disa vite, me kusht që Qeveria, dhe në veçanti ministri përkatës, të punojnë në anën e lirisë dhe profesionalitetit të medieve – thotë eksperti belg në intervistë për “Vërtetmatësin” dhe “Meta.mk”. 

Piter Vanhojte, ndërmjetësuesi për bisedime mes partive politike gjatë kohës së procesit për arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos qëndroi në Maqedoni pas herës së dytë pasi që përfundoi misionin e tij në vitin 2016.

Një herë ka qenë me thirrje të SHGM-së në qershor të vitit 2017, menjëherë pas formimit të qeverisë së re, ndërsa tani si pjesë e ekipit që mbështet punëtorinë për zbatimin e Reformave urgjente me prioritet, të organizuar nga ana e Qeverisë ndërsa të iniciuara prej Institutit Republikan nga SHBA-të. Shfrytëzuam mundësinë që të bisedojmë me Vanhojten për proceset reformuese në Maqedoni, duke u fokusuar para së gjithash në reformat për mediumet.

Tashmë ka ca kohë që jeni jashtë Maqedonisë. I vetëdijshëm për gjendjen e mediumeve gjatë kohës së qëndrimit tuaj dhe kyçjes suaj në reformat mediatike, a mund të shihet përmirësim? Dhe nëse po, në cilët sektorë: RTM, mediumet e shkruara, legjislacion…?

Kur u largova para disa vitesh, gjendja në mediume ishte shumë e keqe, pikërisht për atë se kanë qenë nën kontroll të plotë të Qeverisë. Sot, shohim se ka përmirësime. E gjithë atmosfera, përfshirë edhe mediumet, është më e relaksuar. Ligji i ri për mediumet me siguri mund të sjell avancim shtesë. Përsëri, ka shumë punë për të bërë.

Ligji i ri më së shumti është shkruar nga perspektiva, nëse nuk bindesh, do të dënohesh. Një qasje e tillë restriktive nuk është e mirë. Në vend të kësaj, ne duhet të investojmë më shumë energji në përforcimin e mediumeve, përfshirë këtu edhe pronarët e mediumeve dhe gazetarët, duhet të bëjnë atë që është më e drejtë. Dënimet duhet të zëvendësohen me ndërmjetësim. Nëse ka problem, duhet të bisedohet dhe të gjenden zgjidhje kompromisi. Besoj se kjo është e mundshme dhe se duhet të jetë pjesë e një mjedisi me të vërtetë profesional.

Gjendja në mediumet e shkruara mbetet problematike, sip është rasti në të gjithë botën, për shkak të tranzicionit në drejtim të mediumeve elektronike. Përsëri, ka shumë mediume të shkruara në Maqedoni që duhet të mbahen. Për këtë subvencionimi i mediumeve të shkruara nuk është ide e mirë, por duhet të pranojmë se në të ardhmen e afërt do të na nevojiten më pak mediume, por fitimprurëse.

Situata me RTM poashtu mbetet e ndërlikuar. Në RTM duhet urgjentisht të ketë një plan solid reformues, përfshirë këtu edhe modernizimin e transmetuesit, me të punësuar më të rinj dhe me siguri më pak në numër, me pajisje të reja dhe me vizion të qartë për rolin e tij në shoqërinë e tanishme. Kontrolli politik i caktuar me ligj mund të jetë përparësi, por në realitet shumë shpeshtë edhe joproduktiv – politika është në vend të parë në vend të mediumeve.

PËR RTVM ËSHTË I NEVOJSHËM NJË PLAN I VEÇANTË FINANCIAR

A mund ligji i ri i propozuar për Shërbimet mediatike Audio dhe Audiovizuele të siguroj, që është një bazë e re për reforma në transmetuesin publik? Nëse jo, çfarë duhet të bëhet që të eliminohen gabimet potenciale për reforma të suksesshme në shërbimin publik?  

Ligji i ri për Shërbime Audio dhe Audiovizuele është një pikë e mirë fillestare për reformat në shërbimin radiodiofuziv publik të anëtarëve në këshillin programues. Që financimi të jetë efektiv, është e nevojshme që së pari të caktohet një plan strategjik mjaftë solid, si dhe një plan financiar për atë se si mund që modernizohet dhe të reformohet shërbimi transmetues publik. Financimi duhet që të bazohet në këtë plan financiar. Procedura për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Programues përmban disa elemente të mira, siç është edhe rasti me agjencinë rregulluese mediatike.

Përsëri, pikë e dobët mbetet procesi i përzgjedhjes nga ana e Kuvendit. Ky proces nuk është me të vërtetë efikas, përveç nëse parlamenti nuk miraton ndonjë proces të parë profesional para vendimit (politik) final për anëtarët e Këshillit. Vetëm nëse dikush mund të zgjedhe në mes kandidatëve të njëjtë kompetent, do të ketë garanci për një Këshill më pak të partizuar. Opsioni më i mirë do të ishte që të formohet një trup i pavarur profesional për selektim, duke kryer seleksion për të gjithë shërbimin shtetërorë, përfshirë këtu edhe njerëzit të cilët do të emërohen prej parlamentit. Dhe sipas rregullit, mbledhjet e parlamentit do të duhet të kufizohen në minimumin absolut.

A keni shembuj për reforma të suksesshme në shërbimin publik radiodifuziv në një shoqëri multikulturore siç është edhe e jona? 

Është e vështirë që të gjenden shembuj krahasues të reformave të suksesshme në radiodifuzerët publik, duke pasur parasysh kontekstin specifik të vendeve të caktuara. Mes tjerash, do të ishte interesante që të nxirret ne pah mënyra se si janë organizuar radiodifuzionet publike belge, financuar dhe kontrolluar prej parlamentit, përderisa në të njëjtën kohë pavarësia  e tyre është e garantuar. Politikanët asnjëherë nuk guxojnë që të ndërhyjnë në punën e radiodifuzerëve, por duhet që të sigurojnë se, mbi baza të një vizioni të definuar qartë, radiodifuzerët do të jenë ato të cilët di të udhëheqin komunikimin publik.

A mendoni se mund të arrihet ndonjë zhvillim i dukshëm dhe në çfarë linjë kohore? 

Zhvillimi i më tejmë i dukshëm do të arrihet për disa vite, me kushtin që Qeveria, veçanërisht ministri kompetent, të punojnë në të mirë të një mjedisi mediatik të lirë dhe profesional. Mënyra me të cilën ministri aktual për mediume zbaton një dialog të hapur me mediumet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për ndryshime.

Për gazetarët është e rëndësishme që të mendohet për vendosjen e një sistemi për akreditim, siç është edhe në vende të tjera të Evropës. Një sistem i atillë, përfshirë edhe kartelat e konferencës, duhet tërësisht të drejtohet prej vet mediumeve. Kjo do të shërbejë si mbrojtje për gazetarët, sepse mund të identifikohen kur të jetë e nevojshme, po ashtu, duhet që të merren si të sigurta se gazetarët me kartel të gazetarëve janë profesional të vërtetë, edhe në raport me redaktorët. Në rast që gazetari mund të mos të respektojë standardet e gazetarisë profesionale, kartela për konferencë mund të revokohet për një kohë të caktuar ose përgjithmonë. Trupi profesional, siç është Këshilli Etikë, mund të vendos për masat e atilla kur është e nevojshme. Miratimi i sistemit për akreditim do të ju mundësojë edhe gazetarëve të internet portaleve që të njihen si gazetarë profesional.

AVANCIMI NË DISA FUSHA TË CAKTUARA NUK ËSHTË I MJAFTUESHËM

Cili është mendimi juaj për gjithë procesin reformues në Maqedoni, në lidhje me raportin e Pribe 1 dhe 2 dhe gjithë çështjet  të ngritura gjatë kohës së procesit të Përzhinos dhe ndërmjetësimit tuaj? 

Është arritur një zhvillim në raport me procesin reformues. Përsëri, në disa fusha kryesore avancimi akoma nuk është mjaftueshëm. Reformat gjyqësore mbeten shumë problematike. Besojë se së pari ka nevojë që të ndërrohen disa anëtarë të caktuar të Këshillit Gjyqësor dhe të fillojë procesi i verifikimit i të gjithë sistemit, përfshirë edhe vlerësimin e të gjithë gjykatësve.

Dhe në fund, të gjithë ne duhet të pranojmë se njerëzit do të përjashtohen nga puna, nëse ato nuk e kryejnë punën si profesionist të vërtetë. Kjo është e vetmja mënyrë që të ecet përpara. Të mos harrojmë, se pa marrë parasysh gjithë rëndësinë e prioriteteve reformuese, prioritetet e vërteta të qytetarëve sot janë në një vend tjetër. Bëhet fjalë për të drejtën e gjendjes së mirë ekonomi prosperuese, mjedis të pastër jetësor, sistem arsimor profesional dhe sistem shëndetësor i cili është i qasshëm për të gjithë.

Ardhja juaj në Shkup – kujt i detyrohet?

Javëve të fundit u ktheva në Shkup që të mbështesë punëtorninë për zbatimin e reformave urgjente me priorotet nga ana e Qeverisë, iniciativë e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRN), i cili tregoi se është shumë i dobishëm. Përkrah kësaj, së, bashku me disa prej kontakteve të mija në Maqedoni, shqyrtojmë mënyrën për stabilizim të më’tejmë të situatës edhe në nivel rajonal. Mbeten akoma shumë punë për tu bërë, me fokus në zhvillimin ekonomik, shëndetësi dhe arsim, të cilat janë prioritet urgjente për të gjithë qytetarët.

T.B. – Z. A.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.